Biografia

Dr. Festim Halili është profesor ordinar në departamentin e shkencave kompjuterike pranë Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore në Universitetin e Tetovës. Ai ka bartur disa përgjegjësi në institucione shtetërore ku së fundmi ka qenë drjetor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik nga 2022-2024. Njëherit, u angazhua drejtor i NP Radiodifuzionit Nacional më 09 Nëntor 2020-2021. Ka qenë i angazhuar për 12 vite në sektorin publik dhe privat në fushën e teknologjive të informacionit si dhe komunikimet elektronike.
 Nga viti 2008-2010 ka qenë konsultant dhe zhvillues i protokoleve te telekomunimimit në kompaninë gjermane për telekomunikacion Inacon GmBH me seli në Karlsruhe të Gjermanisë, ku ka punuar në projekte të mëdha si: wireshark help protocol dhe enciklopedinë e komunikimeve elektronike. Në të njëjtën kohë ka bashkëpunuar dhe me kompaninë amerikane Scopic Software duke programuar në QT.
Në vitin 2009 filloi me punë në qendrën e Teknologjisë së Informacionit në Universitetin e Tetovës, ku menaxhonte me rrjetin kompjuterik te kampusit universitar, bazën e të dhënave për proceset e ndryshme, si dhe mirëmbajtjen e harduerit. Paralelisht, mbante dhe ushtrimet si asistent në lëndë të ndryshme në katedrën e informatikës.
Në vitin 2014, emërohet shef i Zyrës për Përpilim dhe Menaxhim me Projekte, pranë rektoratit të universitetit, ku për herë të parë universiteti arriti të fitoj projekt evropian nga IPA-CBC fondet evropiane në partneritet me Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, menaxhoi dhe projekte të Google, konferencën shkencore të IEEE për komunikime elektronike, HCFC, Projekt ShBA-Maqedoni e Veriut në fushën e mjekësis, si dhe shumë projekte të tjera.
Në Prill të vitit 2016, merr detyrën e Zv. Kryeministrit në qeverinë e R. së Maqedonisë ku udhëhoqi dhe me komisionin për sistem politik. Gjatë kësaj periudhe ndihmoi në themelimin e Universitetit Nënë Tereza në Shkup, zgjerimin e Universitetit të Tetovës me dy fakultete të reja, atë Pedagogjik dhe të Bujqësisë, si dhe 130 punësime të reja si staf akademik ashtu edhe administratorë në Universitet të Tetovës. Njëherit, ndikoi në rritjen e Përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në shumë sektorë, Shëndetësi, Postë dhe shumë institucione të tjera. Ishte vendimarrëse dhe reduktimi drastik i ndotjes së ambientit në Tetovë dhe më gjerë, me iniciativën për mbylljen e Jugokromit, për shkak mos vendosjes së filtrave. Për shumë projekte kapitale u rrit buxheti si: Universiteti i Tetovës, Universiteti Nënë Tereza, Teatri i Tetovës dhe Shkupit, Sheshi Skenderbej, Muzeu i Alfabetit, Sistemi i ujitjes Raven – Reçicë etj.
Në tetor të 2019 merr drejtimin e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku realizoi projekte të ndryshme në infrastrukturë dhe zgjërim të kapaciteteve të digjitalizimit.
Në nëntor të 2020 jep dorëheqje tek hekurudhat, për të drejtuar një ndërrmarje tjetër publike, siç është Radiodifuzioni Nacional, me qëllim të realizimit të Agjendës digjitale Evropiane në Maqedoninë e Veriut, të përpiluar nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian.

Tani udhëheq me disa projekte evropiane në kuadër të teknologjive inovative të informacionit.